Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga një shtyllë elektrike.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se fillimisht Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë për një person të lënduar.

“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga një shtyllë elektrike.

“Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike”, ka thënë ai.

Rugova bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, u shpreh ai.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të tjera

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive