Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), raketat u nisen nga toka iraniane, transmeton IndeksOnline.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, thuhet në një përditësim në Telegram.
Një “alarm paraprak” u është dërguar njerëzve në zonat përkatëse, thuhet në njoftim, pa dhënë detaje për vendndodhjen.
Pak më herët, IDF njoftoi se Forcat Ajrore Izraelite goditën vendet e përdorura për të prodhuar komponentë kritikë për raketat balistike, duke përfshirë një kompleks që i përkiste Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Gjatë sulmit u godit edhe një vend magazinimi për komponentët e përdorur në prodhimin e raketave dhe një kompleks që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, përgjegjëse për prodhimin e karburantit për raketa.
Një tjetër vend i përdorur për të prodhuar pjesë të raketave balistike u godit gjithashtu.
IDF shton se goditi edhe disa sisteme mbrojtëse iraniane në të gjithë Teheranin.



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë