Pas sulmit në Poloni reagon edhe Hungaria, mblidhet Këshilli i Mbrojtjes

Hungaria ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes, pasi raketat ruse ranë mbi Poloni të martën duke lënë të vdekur dy persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, përmes një cicërime në Twitter.

LEXO EDHE KETE

Lituania alarmohet nga sulmet në Poloni: Të mbrohet çdo centimetër i territorit të NATO-s

“Në përgjigje të ndalimit të transferimit të naftës përmes tubacionit Druzhba dhe raketave që goditën territorin e Polonisë, kryeministri Viktor Orban ka mbledhur Këshillin e Mbrojtjes”, ka shkruar ai.

ngjashme