Presidentja Vjosa Osmani ka marrë me vete bashkëshortin e saj Prindon Sadriu dhe dy vajzat në parakalimin e Ushtrisë dhe Policisë, shkruan Gazeta Botapress.info
Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, sot në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës
Parakalimi do të realizohet nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Vjosa Osmani ka marrë me vete bashkëshortin e saj Prindon Sadriu dhe dy vajzat në parakalimin e Ushtrisë dhe Policisë. /gazetametro.net
LEXO EDHE KETE
Ngjarje e papritur- Nisin bombardimet në Ukrainë, ndërhyn ushtria: Bota mban frymën