Pronari i një fabrike të miellit në Kosovë, Rexhep Rama thotë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1% në mënyrë automatike do të shtrenjtohet edhe çmimi i miellit dhe rrjedhimisht i bukës.
Rama, ka deklaruar se çmimi i një buke mund të shkojë deri në 80 cent në të kundërtën fabrikat e miellit rrezikojnë falimentimin.
“Çmimi i rrymës u rrit po u rrit shumë. Do ta kemi problem ne ashtu kështu kemi pas një çmim jo të mirë tash pas kësaj rritje do të rrezikojmë t’i mbyllim fabrikat krejt sepse nuk mund ta përballojmë. Ndërsa rritja do të ndikoj me patjetër sepse me këtë çmim nuk do të mund të punojmë. Ne e rrisim çmimin e miellit furrtarët të bukës. Me këtë çmim aktual nuk mund të punojmë, sepse në Gjilan një bukë është 60 cent ndërsa tash pas rritjes tash shkon deri në 70/80 cent. Një kilogram miell është 34 cent tash patjetër duhet të bëhet 40 cent sepse nuk mund të mbulohemi”, deklaroi Rama për RTV21.



Të tjera
Lajme
MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Disa minatorë dalin nga miniera e Trepçës, të tjerët vazhdojnë të mbesin të ngujuar
Rreth 18 minatorë të Trepçës kanë
Aktuale
Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka