Botapress, 20 Maj – Që nga dje Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka mbetur pa shef të misionit pasi Gjergj Dedaj është shkarkuar nga pozita e ambasadorit në këtë vend fqinj.
Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit Dedajn, që në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018.
Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa shef të misionit, shkruan Reporteri.
E zëvendës shef i misionit në vendin fqinj të Kosovës është Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani.
Me largimin e Dedajt nga ambasada, shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni në cilësinë e të ngarkuarit të përkohshëm me punë është bashkëshorti i Presidentes Osmani.
Sadriu do të jetë shef i përkohëshëm i Ambasadës deri në emërimin e ambasadorit të ardhshëm kosovar në Shkup.