30 minuta para fillimit të orarit të punës, objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut ishte pikëtakimi i shumë njerëzve.
Para këtij institucioni u paraqitën zyrtarë të Njësisë Speciale të Kosovës.
Këto masa sigurie ndërlidheshin me një afat që kishte caktuar komuna në krye me Erden Atiq.
Vetëm deri këtë të premte zyrtarët që financohen nga Qeveria e Serbisë do të mund të qëndronin aty.
Meqë kjo nuk kishte ndodhur, pritej që institucionet e Kosovës t’i largojnë vet.
Kur ora shënonte 08:00 e pritej të fillonte aksioni, heshtja para komunës mbizotëroi.
Të heshtur qëndruan edhe karshi mediave, megjithatë u mësua se aty po mbahej një mbledhje në të cilin do të vendosej nëse do të niste aksioni.
Pas më shumë se dy orë pritje T7 me anë të burimeve brenda komunës së Mitrovicës së Veriut mësoi që afati u shty edhe për dy javë.
Osmani: Kosova ka qenë dhe mbetet mbështetëse e sovranitetit të Ukrainës
E gjithë këtë zhvillim po e quan lojë analisti politik Branislav Krstiç.
Branislav Krstiç, analist politik
“Veprime të koridinuara, megjithatë duket se Kosova ka bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar”
Ndërkohë, politikani që udhëheq me iniciativën qytetare “ Mbijetesa Serbe”, Aleksander Arsenijeviç e konsideron të papranueshëm një veprim të tillë.
Aleksander Arsenijeviç, kryetar i iniciativës “Mbijetesa Serbe”
“Ky veprim është vetëm edhe një formë jo e duhur politikës në veri të vendit, nëse sot u vendos që të mos intervenohet kjo do të ndodh ditëve në vijim, këto ditë do hynë në këtë objekt, ditëve të tjera do të kërkojnë të hynë edhe në spitalet, shkollat e kështu me radhë, kjo nuk duhet të ndodh”
Zyrtarë të komunës deklaruan se vendimi do të zbatohet brenda afatit të caktuar.
Gjersa për këtë shkuan për t’i njoftuar zyrtarët serbë personalisht, por këta të fundit nuk ishin në objekt.
Vendimi për ta shtyrë aksionin është marrë një ditë pasi që Bashkimi Evropian deklaroi që Kosova s’po vepron sipas zotimeve për shtensionim të situatës./