Pas kritikave – Osmani del në terren për t’i parë të bëmat e vërshimeve

Presidentja Vjosa Osmani është kritikuar për mos dalje në terren pas gjendjes së shkaktuar në terren, shkruan Insajderi.

Para pak çastesh Osmani është parë në Komunën e Klinës, një tjetër qytet i prekur nga vërshimet.

Osmani ka refuzuar të deklarohet për media pas takimet që mbajti brenda komunës.

LEXO EDHE KETE

15 mijë vota i mori në Mitrovicë, por Vjosa Osmani ende se tha asnjë fjalë për vërshimet e tmerrshme atje

Ndërkohë, ka qenë Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, që i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës ata thanë se janë në kontakt me institucionet relevante që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

Ndërsa e kanë thumbuar Çitakun duke ja përmendur kufijtë e Kosovës./Botapress.info/

ngjashme