Ministria e Punëve të Brendshme, ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pasi dorëheqjes së drejtorit Samedin Mehmeti pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.
Konkursi do të jetë i hapur deri meë 21 shtator të këtij viti, ka njoftuar MPB.
Këto janë kushtet e veçanta: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës. Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë. Të mos jetë i ndëshkuar për shkelje të rëndë disiplinore sipas rregullores disiplinore të policisë apo rregullores së institucioneve tjera shtetërore brenda dhjetë (10) vjetëve të fundit që është ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së Policisë së Kosovës.
Të ketë gradën policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë (5) vjet. Secili kandidat duhet të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo si parashihen me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike. Secili kandidat për këtë pozitë, duhet t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë sipas ligjit të aplikueshëm./Botapress.info/