Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të japin votën e tyre për kryeparlamentar vetëm nëse propozohet një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.
Pas dështimit të Vetëvendosjes për ta zgjedhur kryeparlamentare Albulena Haxhiun apo Donika Gërvallën, Krasniqi theksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.
“Neve na është pamundësuar votimi prej atëherë, por për fat të mirë morën fund sot pas aktgjykimit të Kushtetueses. Ne erdhëm sot me shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë kandidat që do të votohej. Megjithatë, ata dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike e mbylli Dehari seancën, kanë mundur t’i propozojnë edhe të tjerët sot. Megjithatë mund të themi se kemi një rikthim nga pika që nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, u shpreh Krasniqi.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e