Pas dështimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar me kritika të forta ndaj opozitës, duke e akuzuar për bllokimin e procesit konstituiv.
Në një prononcim të shkurtër para mediave, teksa largohej nga Kuvendi, Sveçla tha: “Vonim ka, s’kanë shpëtim. S’kanë qare pa u dorëzu.”
Pavarësisht akuzave ndaj opozitës, partia e tij nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ku në të dy votimet, ajo mori nga 57 vota – katër më pak se minimumi i nevojshëm prej 61.
Sveçla ka konfirmuar se emri i Haxhiut do të vazhdojë të jetë propozimi i Vetëvendosjes për këtë pozitë, duke nënvizuar se nuk do të ketë ndryshim kandidature.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të