Pas dështimit për kryeparlamentaren, Sveçla ‘shpërthen’ ndaj opozitës

Pas dështimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar me kritika të forta ndaj opozitës, duke e akuzuar për bllokimin e procesit konstituiv.

Në një prononcim të shkurtër para mediave, teksa largohej nga Kuvendi, Sveçla tha: “Vonim ka, s’kanë shpëtim. S’kanë qare pa u dorëzu.”

Pavarësisht akuzave ndaj opozitës, partia e tij nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ku në të dy votimet, ajo mori nga 57 vota – katër më pak se minimumi i nevojshëm prej 61.

Sveçla ka konfirmuar se emri i Haxhiut do të vazhdojë të jetë propozimi i Vetëvendosjes për këtë pozitë, duke nënvizuar se nuk do të ketë ndryshim kandidature.

Të tjera

Aktuale

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe