Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta pyetur rreth diskutimeve me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për temën e presidentit.
LDK në një përgjigje për Express kanë thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim me Haradinajn s’ka qenë dhe s’është çështje e ndonjë “roli” që po tentohet të imponohet në publik.
“Ka qenë një minimum korrektese politike dhe institucionale, i ndërtuar ndër vite, veçanërisht në rrethana që kërkojnë koordinim dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.
Sipas kësaj partie, shndërrimi i kërkesës për takim në sulm publik nuk është e denjë për nivelin e diskutimeve që kërkon situata.
“Shndërrimi i kësaj korrektese në sulm publik është i panevojshëm dhe i padenjë për nivelin e komunikimit që kërkon situata politike në vend.LDK nuk do të bëhet pjesë e këtij standardi. Ne vazhdojmë me seriozitet, korrektesë dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në