Pas bojkotit të prodhimeve serbe, prodhuesit vendor eskalojnë me rritje të çmimeve

Për të menaxhuar me mirë krizën botërorë të çmimeve ishte propozuar rritja e prodhimit vendor dhe konsumimi i tyre.

Përpos krizës, kishte filluar edhe një fushat kundër prodhimeve serbe që importohen në Kosovë e që kishte numër rekord vitin e fundit.

LEXO EDHE KETE

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj, mbyllen shkollat

Por,  sa po funksionin kjo zgjidhje për xhepin e qytetarëve?

Nga disa foto të dërguara nga marketet në Kosovë vërehet një rritje e dukshme në çmimit e produkteve vendore.

Shembull kemi çmimin tek vaji. Vaji luledielli “Dijamant” që prodhohet në Serbi ka zbritur çmimin në 2.09 euro. Ndërsa, Vaji “Beta” që është prodhim vendor ka çmimin në treg 2.99 euro. Që i bie 90 cent më i shtrenjtë.

Dallim të madh të çmimet janë pare edhe tek biskotat. Biskotat që imputohen nga Serbia kanë çmim më të lire se ato që prodhohen në Kosovë.

Këtë mund ta vëreni edhe tek fotoja më poshtë:

Nga ana tjetër nuk kemi asnjë reagim nga Departamenti për Mbrojte të Konsumatorit për të konstatuar nëse pronarët e firmave që prodhojnë produkte vendore po e keqpërdorin këtë fushatë për bojkotim të produkteve serbe duke rritur çmimet e produkteve që ofrojnë në treg./Botapress.info/

ngjashme