Pas arrestimit të regjisorit që mashtroi me ‘Teta Gjyli’, reagon asambleisti i AKR-së në Gjilan

Pas arrestimit të regjisorit, Gentrit Shala i cili dyshohet se mashtroi duke përfituar rrejshëm në emër të disa bizneseve në Gjilan e Prizren, së fundmi ka reaguar edhe asambleisti i AKR-së, Arianit Ibrahimi.

Emri i Ibrahimit u përmend si bashkëpunëtor i Shalës për një projekt për Medvegjën i cili s’u realizua asnjëherë. Akuzat ndaj tij u bënë nga ana e Kushtrim Kadriut, nga Lëvizja “Vatra” dhe asamblist në kuvendin komunal në Gjilan.

Pas kësaj, Ibrahimi ka dalë me një reagim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se kallëzimi penal i ngritur ndaj tij nga ana e Kadriut është hedhur poshtë.

Derisa shprehet se është pranuar padia e tij kundrejt Kushtrim Kadriut për shpifje.

“Andaj, shpeshtimi i rasteve nga ana e tij, akte fyese me qëllim sulmi për interesa të tij personale, duhet të jetë sinjal serioz edhe për organet kompetente që ndaj tij të ndërmerren masa konkrete. Pse jo vizita të detyrueshme te psikologu apo trajtim të detyrueshëm në institucionet e kujdesit shëndetësor”, ka shkruar ai.

Ndërkohe edhe asamblisti Kushtrim Kadriu ka reaguar pas arrestimit të Gentrit Shalës.

Reagimi i plotë:

Qenka arrestuar Gentrit Shala, bashkëpunëtori i Arianit Ibrahimit, për mashtrime në projektet e tij filmike.

Emri i tij përmendej si regjisor në projektin: Dokumentar për Medvegjën, projekt i financuar nga Komuna e Gjilanit, por që kurrë nuk u realizua.
Ngadalë po o dalin në shesh mashtrimet e të apostrofuarve.

I bëj thirrje prokurorit Isuf Sadiku që të më kthej përgjigje në pyetjen time se ç’u bë me këtë rast, ngase ka kohë që nuk po më kthen përgjigje.

Ekskluzive: Regjisori i arrestuar që zhvaste në emër të “Teta Gjyli”, fitues i fondeve publike të Gjilanit

Herë si regjisor e herë si producent, Gentrit Shala është arrestuar nga Policia e Kosovës për mashtrim të disa bizneseve në Gjilan dhe Prizren me qëllim që të përfitoj financiarisht nga kompanitë në emër të emisionit “Aksham me Gjylin” të aktorit Osman Azemi. Po i njëjti person, kishte përfituar fonde publike nga Komuna e Gjilanit. Për këto fonde të ndara për OJQ “The Future” ku, Gentrit Shala është i paraqitur si regjisor është duke u hetuar nga Prokuroria në Gjilan. Insajderi kshte raportuar ekskluzivisht për këto keqpërdorime.

Drejtoria Rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar 25 vjeçarin, Gentrit Shala i dyshuar se ka futur në lajthitje disa biznese në Gjilan e Prizren duke i mashtruar dhe duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nga ta.

“I dyshuari këto mashtrime dyshohet se i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina me pronar Shqiptar Shtetas i Kosovës kinse kjo kompani këto biznese do ti reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në një televizionin publik Kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gentrit Shala është ndaluar 48 orë nga Policia e Kosovës nën akuzën për “Mashtrim”.

ngjashme