• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Parlamenti Evropian mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

nga Bota Press
31 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Në raportin për Kosovën të Parlamentit Evropian mirëpritet aplikimi i vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe cilësohet se ky hap pasqyron orientimin pro-evropian të qytetarëve dhe një zgjedhje të qartë strategjike gjeopolitike.

Nënvizohet fakti se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga avancimi në fushën e sundimit të ligjit si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

 

 

 

Ambasada e Italisë: Asocacioni nuk cenon sovranitetin e Kosovës, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj

Në draft i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në këtë dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Bëhet thirrje gjithashtu për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve përkatëse, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Gjithashtu ritheksohet mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planet që Kosova t’i bashkëngjitet Partneritetit për paqe.

Në dokument mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përsëritet kërkesa ndaj pesëshes së mbetur evropiane që të njeh pavarësinë e Kosovës.

Sa i përket situatës në vend, dënohen të gjitha veprimet që rrezikojnë stabilitetin dhe rrezikojnë procesin e pajtimit, duke përfshirë tensionet në veri të Kosovës, dhe rikujtohet përgjegjësia e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shprehet keqardhje për faktin se iniciativat për përfshirjen e komunitetit serb në strukturat politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës mbeten shumë të kufizuara. Njëkohësisht i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të vendit që të angazhohen për dialog të vërtetë për të rritur besimin reciprok.

Është ky draft i parë i dokumentit, autor i të cilit është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ndryshe bëhet fjalë për draftin e parë i cili do pësojë ndryshime gjatë procesit të amandamentimit. Për këtë dokument do debatohet fillimisht në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në javët në vijim.

Më pas, në gjysmën e dytë të vitit, i njëjti votohet në seancë plenare kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian./RTK

Tags: BEParlamenti Evropian

Të ngjashme

Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Pushtetit i çelen dyert ne Uashington, Konjufca diskuton me Escobarin për Asociacionin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.