Kushte më stabile paraqiten ditën e martë në vend. Do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave të pakta, por pa mundësi për reshje. Temperaturat gradualisht në rritje deri në 28C e 30C. Minimalet zbresin në 13C e 15C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Mot më stabil, kryesisht me diell po parashihet nga dita e mërkurë. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë mbi vlera normale, deri në 31C e 33C, apo 35C lokalisht. Më vonë të premtën me depërtimin e një shtjelle ciklonike përgjatë Adriatikut do të ketë shtim të vransirave edhe në vend, që ditën e shtunë mund të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat zbresin në 26C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 18C. Ditën e enjtë dhe të premtë frynë erëra më të theksuara jugperëndimore, të premtën me hove deri në 20m/s (70km/h), njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në
Aktuale
Presidenti direkt nga populli, çfarë pati vendosur Kushtetuesja në vitin 2012?
Rikthimi i diskutimit për zgjedhjen