Në fundjavë kryesisht me kthjellime e diell dhe më butë. Mëngjeset me ngrica, deri në -3C minimalja të shtunën, e maksimalet arrinë deri në 12C e 16C.
Në fillim të javës së ardhshme vransira e intervale me diell, por temperaturat maksimale prej 16C e 17C.
Mot më i ngrohtë po parashihet gjatë javës së ardhshme, në bazë të llogaritjeve të fundit të trendeve javore. Të reshurat mund të jenë më të pakta, si një indikator i motit më të qëndrueshëm, me më shumë diell.