Kryeministri Albin Kurti si rrallë herë, sonte do ta zhvillojë një intervistë televizive për televizionin publik.
Shefi i qeverisë për këta 12 muaj si kryeministër i ka reduktuar dukshëm paraqitjet e tij në media. Bashkëpunim të cunguar me media kanë edhe stafi i Kurtit të cilët rrallë e përmallë marrin mundin t’ju përgjigje gazetarëve në pyetjet e tyre shkruan Gazeta Express.
Por sa ishte në opozitë ai kishte hapësirë të madhe mediale që i shërbente për ta shpalosur platformën e tij disavjeçare si opozitar.
Mediat zunë vend edhe në fjalimin e sotëm të Kurtit në seancën solemne të Kuvendit për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë.
Por, aty zgjodhi të flas për “dezinformimin” që sipas tij rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura.
“Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund ta mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, tha Kurti.