Pesë garuesit tanë i kanë përfunduar garat e tyre në FIA Motorsport Games, të cilat po mbahen në Marsejë të Francës.
Në një konkurrencë shumë të fortë, në të cilën morën pjesë 72 shtete nga e mbarë bota (përfshirë të gjitha disiplinat), garuesit tanë patën paraqitje mjaft të mirë, aq më tepër duke marrë parasysh se ishte hera e parë që marrin pjesë në një format të tillë.
Në disiplinën karting – sllallom, Kosova u prezantua nga Rea Gashi dhe Baran Karabeg. Të dy garuesit e dhanë maksimumin dhe në fund u renditën në pozitën e dhjetë.
Në këtë disiplinë, në tri pozitat e para u renditën: Gjermania, Belgjika dhe Estonia.
Kosova u prezantua denjësisht edhe në auto sllallom, disiplinë në të cilën Ermira Topalli e Valon Jaha përfunduan në pozitën e nëntë, që gjithsesi është rezultat i mirë.
Edhe në auto sllallom e para ishte Gjermani, pozita e dytë i takoi Letonisë, ndërsa e treta u rendit Hungaria.
Në Marsejë ishte edhe Visar Gjikolli, i cili Kosovën e përfaqësoi në E-Sports dhe pavarësisht faktit që nuk arriti të futej në bllokun final, pati paraqitje shumë të mirë, duke marrë parasysh se konkurrenca në këtë disiplinë ishte jashtëzakonisht e fortë.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët:

