Paralajmërimi i ‘frikshëm’ Rusëve: Tani, çmimi i gazit do të shkojë 2 mijë euro në Evropë

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, foli sot pas pezullimit të certifikimit të Nord Stream 2 dhe parashikoi një botë të re për Evropën, në të cilën vendet do të paguajnë 2000 euro për një mijë metër kub gaz.

Medvedev tha se kancelari gjerman Olaf Scholz udhëzoi të ndalohet certifikimi i Nord Stream 2.“Mirë se erdhe në botën e re, ku europianët së shpejti do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz! ka shkruar Medvedev në faqen e tij në Twitter.

Më herët sot, Scholz tha se qeveria gjermane po ndalonte certifikimin e projektit Nord Stream 2 pasi Rusia njohu Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk (DPR dhe LPR).

Scholz tha se kishte kërkuar nga Ministria e Ekonomisë që të revokojë një raport me analizën e sigurisë energjetike, e cila ndodhej në Agjencinë Federale të Rrjetit.

LEXO EDHE KETE

Putin flet për dërgimin e ushtrisë në Donbas, përmend edhe Kosovën

Sipas Scholz, “ky është një hap teknik, por i domosdoshëm administrativ dhe ligjor në mënyrë që certifikimi i gazsjellësit të mos mund të bëhet tani”. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se “pa këtë certifikim, Nord Stream 2 nuk mund të lëshohet”. /Botapress.info/

ngjashme