Pamjet bëhen virale: Karkalecat ‘pushtojnë’ stadiumin kur Cristiano Ronaldos shënoi ‘pokerin’ e parë në Arabi

Ndeshja që fitoi 4-0 Al-Nassr kundër skuadrës Al-Wahda të Mekës kishte një protagonist të qartë që vendosi rrjedhën e lojës: Cristiano Ronaldon. Portugezi ofroi edhe një herë një nga versionet e tij më të mira në fushë dhe i bëri tifozët e tij të rinj të bien në dashuri, duke nënshkruar edhe ‘pokerin’ e tij të parë në Arabi (4 gola).

Ajo që askush nuk e pa në transmetimin e drejtpërdrejtë ishte ajo që ndodhi në një nga tribunat e stadiumit. Një murtajë karkalecash zuri vend në skenën e ndeshjes. Pak minuta pas përballjes, pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Disa përdorues i morën keq imazhet, pasi i kategorizuan si të neveritshme, ndërsa të tjerë donin të përfitonin nga ajo që ndodhi dhe vlerësuan figurën e Cristiano Ronaldos, duke thënë, se as insektet nuk donin të humbnin ndeshjen më të mirë të portugezit me ekipin e tij të ri. “Edhe insektet duan ta shohin insektin”, “CR7 ndikon edhe te insektet, është shumë”, kanë postuar disa përdorues në Twitter.

E RRALLE! Karkalecat 'pushtojnë' Mekën, kur Cristiano

Pak vite më parë, Cristiano Ronaldo pësoi një incident të njohur me një molë.  Konkretisht, në finalen e Euro 2016 , që përballi Francën kundër Portugalisë, pati një tufë molash që pushtuan stadiumin dhe njëra prej tyre zbarkoi në ballin e yllit portugez, duke krijuar një imazh që mbahet mend edhe sot.

ngjashme