Mediat kanë publikuar pamjet e ushtarëve të lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës, pas përplasjes me serbët, të cilët eskaluan pak orë më parë.
“Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar në kuadër të intervenimit kundër protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.” – ka shkruar REL.
Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit