Pamje të rënda- Era e fuqishme rrëzon vinçin, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi (VIDEO)

Moti i keq, shoqëruar me erëra të forta kanë përfshirë Poloninë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Dy punonjës ndërtimi raportohet se humbën jetën, si pasojë e rrëzimit të një vinçi për shkak të erës së fortë që arrinte deri 150 km/h.

Aksidenti i rëndë u regjistrua në Krakov dhe u filmua nga kamerat e sigurisë të një objekti aty pranë. Kujtojmë se prej disa ditësh Europa është goditur nga stuhia “Eunice” e cila ka shkaktuar viktima në disa vende dhe dëmë mjaft të konsiderueshme.

ngjashme