Një objekt është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Klinë.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se objekti që është duke u djegur është ai i ‘ETC’.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo shkaqet pse ka rënë zjarri.
IndeksOnline ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Zjarrfikësit dhe Policia duke u përpjekur ta menaxhojnë situatën.