Janë siguruar pamje të reja nga aksidenti në Prishtinë ku mbetën të lënduar tre persona. Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky aksident: