Forcat ruse kanë bombarduar qytetin Dnipro në lindje të Ukrainës, për pasojë të porsalindurit në një spital në këtë qytet janë zhvendosur në katet e poshtme të objektit të spitalit në një vend të improvizuar kundër bombave.
Nga pamjet e shpërndara nga The Guardian, shihen foshnjat e porsalindura me inkubator të improvizuar
“Foshnjat e porsalindura nga njësia e kujdesit intensiv neonatal në një spital për fëmijë në Dnipro, në Ukrainën lindore, u zhvendosën në një strehë të improvizuar kundër bombave në një kat më të ulët të ndërtesës të enjten. Dnipro ishte objektivi i sulmeve me raketa ndërsa pushtimi rus i vendit filloi herët në mëngjes të së enjtes”, e përshkruan video-incizimin gazetës britanike.