Kuba vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në botë me sistem komunist, ku shteti kontrollon gjithçka edhe në ekonomi, prej vendosjes së çmimeve e deri te furnizimi i dyqaneve.
Disa pamje të publikuara në Twitter, rikthejnë në memorien tonë tregimet e qytetarëve të Shqipërisë për kohën kur vendi qeverisej nga sistemi komunist enverist.
“Mijëra kubanë nxituan në dyqan për të blerë majonezë para se të mbaronin furnizimet. Ja çfarë i bëjnë një vendi 60 vjet socializëm”, shkruan në postimin bashkangjitur pamjeve.
Kuba një shtet komunist është qeverisur për rreth 50 vite nga Fidel Castro, e më pas nga vëllai i tij Raul Castro nga viti 2011 deri në prill të këtij viti. /Botapress.info/