Qytetarët nga Bakhmach i Ukrainës, po tentojnë t’i ndalojnë tanket ruse duke u dalë përpara atyre.Në video, tanket shihen duke lëvizur në rrugët në Bakhmach, i cili është në verilindje të kryeqytetit ukrainas të Kievit.
CNN ka konfirmuar autenticitetin dhe vendndodhjen e videos së përhapur në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.“Ata po vendosin biçikletat e tyre poshtë tankeve ruse”, dëgjohet duke thënë një person në video.
Pastaj një burrë kalon përpara tjetrit dhe hidhet sipër tankut.Tanku vazhdon të lëvizë përkundër kësaj.“Njerëzit i luten tankeve të ndalojnë”, dëgjohet një persion duke thënë në video. /Lajmi.net/