Policia e Kosovës para pak minutash ka tërhequr trupin e viktimës nga lokali ku ndodhi vrasja në komunën e Pejës.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.Po ashtu, Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 40-vjeçarit, Gëzim Kastrati nga Peja.
I dyshuar është Xh.Januzi i cili aktualisht ndodhet në arrati për vrasjen e sotme të ndodhur në një lokal në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.
Vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Gashi./Botapress/