Një person rreth të 40-tave ka mbetur i vrarë me armë zjarri në një lokal që ndodhet në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.
Gazeta ka siguruar pamje ekskluzive ku shihet personi i vrarë në hyrje të një lokali.Viktima është mbuluar nga policia derisa në vend të krimit të dalë mjekësia ligjore për ta marr trupin e pajetë.
Aktualisht njësitet përkatëse të policisë janë duke punuar për të zbardhur sa më parë rrethanat që kanë quar deri të vrasja dhe për të identifikuar autorin e krimit.
Më herët vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Gashi. /Botapress/