Një 15-vjeçar është therur me thikë në një parking ku gjenden disa lojëra afër rrugës “Nuhi Gashi” në Podujevë.
I mituri është dërguar menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Në pamjet që ka siguruar nga vendi i ngjarjes shihet se Policia po vazhdon të hetojë rastin.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.
15-vjeçari është dërguar për Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore.