Policia po qëndron dhe e ka rrethuar me shirita vendin ku dyshohet se u vra me armë zjarri gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli. Pamjet i sjell T7.
Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.
Sipas burimeve të Express, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dy persona, por të njëjtit nuk janë identifikuar akoma.
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: