• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pamje nga autostrada “Struma” në Bullgari tri ditë pas aksidenti tragjik

nga Bota Press
25 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Dy vetura të policisë qëndrojnë afër vendit ku përfundoi e u djeg autobusi me mbi 50 udhëtarë në Bullgari orët e para të së martës, duke i lënë të vdekur 44 persona.

Në zonën e aksidentit, rruga shihet që është ende e nxirë në pamjet që i ka publikuar televizioni Alsat. Në zonën e tragjedisë, njëra korsi në autostradën e Strumës është ende e mbyllur. Qarkullimi vazhdon tjetërkah.

Rregullimi i supërfaqes së rrugës është shtyrë, pasi po vazhdon inspektimi i grupit të përbashkët punues, i caktuar me urdhër të ushtrueses së detyrës së ministres rajonale, Violeta Komitova, raporton BNT.

Ata kanë edhe dy ditë kohë për ta përgatitur një raport gjithëpërfshirës për gjendjen e infrastrukturës rrugore në zonën e aksidentit të rëndë. Kontrollohet mbulesa e asfaltit dhe shtresa e saj, si dhe nëse pjerrësitë, kthesat dhe zhvendosjet janë sipas standardeve.

Sipas informacioneve zyrtare, të cilat u dhanë sot nga ata që po e kryesojnë hetimin për tragjedinë në Bullgari, 44 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit kishte edhe fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve. Disa nga ta janë operuar, dhe sipas mjekëve, asnjëri nga ta nuk e ka jetën në rrezik.

Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona./Botapress.info/

Tags: aksidenti ne Bullgari

Të ngjashme

Kosovë

Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Lajme

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore

nga Bota Press
21 Maj, 2022
Kosovë

Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit

nga Bota Press
21 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas Beogradit, Michel i shijon edhe qebapët e Sarajevës: Mos më pyesni cilët më të mirë
  • Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë
  • Prishtinë: Krijohen kolona të gjata pas shndërrimit të unazës në njëkahore
  • Publikohet raporti i fundit për rastet me Covid në 24 orët e fundit
  • Ekspertët: Turqia kërkon vëmendjen e Presidentit Biden

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.