Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës, ku një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mëngjes.
Aksident i rëndë në Pejë, vdes një person, 3 dërgohen në emergjencë – i përfshirë edhe një polic
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha Gashi për Express.
Ndërsa, portali lokal “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga ky aksident.