• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pamje: Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash

nga Bota Press
18 Nëntor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz në rrugën Thivon 181 në Nikia të Athinës, mbrëmjen e 16 nëntorit.

Sipas burimeve të Top Channel shënjestra e atentatit ishin shtetasit shqiptarë, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në biznesin e tyre, karburant. Viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i parë i tij Juxhin Bajrami.

Mediat greke raportojnë se në të kaluarën, 37-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se pas vrasjes fshihet mafia shqiptare, që sipas autoriteteve fqinje donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba. Paraprakisht thuhet se e gjithë ngjarja lidhet me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos.

Nga kontaktet e autoriteteve greke me ato shqiptare është dhënë informacioni nga pala shqiptare, se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestrën e personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë videon e ekzekutimit të shqiptarit. Në analizën e mediave të huaja kuptohet se autorët kanë qenë profesionistë dhe me shumë gjasa të paguar.

Kjo pasi ata kanë lëvizur të qetë deri në momentin që kanë kryer vrasjen e shënjestrës, i fundit ky që ka qenë jashtë lokalit që gjendej në karburantin e tij duke komunikuar me kushëririn e tij.

Fakti që pas përfundimit të operacionit të vrasjes kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë në zjarr për të mos lënë asnjë provë.

Në vitin 2010, 37-vjeçari që humbi jetën ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli, ndërsa ekspertiza zbuloi se predhat që kishin dalë nga arma e autorëve, ishin të njëjta me pistoletën që mbante shqiptari kur u arrestua për një rast kokaine.

Mirëpo ai ka arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma është përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

Tags: AthineGreqiplagosje

Të ngjashme

Aktuale

Nuk do ta besoni, kaq raste aktive me koronavirus në Kosovë

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023
Aktuale

Shpërthen “lufta në qiell” mes Amerikës e Kinës, “mollë sherri” baloni spiun kinez!

nga Bota Press
5 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nuk do ta besoni, kaq raste aktive me koronavirus në Kosovë
  • 1 mijë e 200 pacientë në pritje për ndërhyrje, shkak mungesa e anesteziologëve
  • Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës
  • Si do të mbajë moti sot në Kosovë
  • Shpërthen “lufta në qiell” mes Amerikës e Kinës, “mollë sherri” baloni spiun kinez!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.