Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë.
Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka udhëtuar nga Roterdami drejt Prishtinës, për të qenë afër familjarëve të tij me rastin e vdekjes së nënës Ajshe.
Tek shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë tashmë janë mbledhur një numër i madh i familjarëve e miqve, të cilët po presin për ngushëllime e sot po presin edhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net shihet se të njëjtit janë jashtë shtëpisë dhe po presin për të arritur Veseli, i cili është liruar përkohësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kadri Veseli humbi të dy prindërit në një kohë të shkurtër derisa ai po vazhdon të gjykohet në kuadër të Speciales nën akuza për kinse krime lufte.