Pamje befasuese: Një boksiere amerikane rrëzon me ‘KO’ rivalen e saj dhe feston fitoren, duke dalë “topless” në ring…

Tai Emery fitoi me ‘KO’ në raundin e parë kundër Rung-Arun Khunchai të Tajlandës në një ndeshje të përgjakshme BKFC, një garë boksi me gishta të zhveshura. Boksierja amerikane befasoi, teksa u ngjit në litarët e ringut për të festuar fitoren në ndeshjen debutuese në BKFC, duke treguar gjoksin e saj për publikun.

Të pranishmit panë një topless, që tani po bën xhiron e botës (afër pesë milionë shikime vetëm në Twitter dhe u ndalua në Instagram, duke marrë parasysh përmbajtja e saj si të ndaluar). “Një festë interesante, nuk e kisha parë kurrë më parë këtë”, tha komentatori televiziv i habitur nga zbulimi i boksieres amerikane. “Mirë se erdhe në boksin me gishta të zhveshur, Tai Emery,” komentoi një tjetër spikere.

Tai Emery është një boksiere 35-vjeçar amerikane, e cila ka provuar aftësitë e saj, si në fushën e modelingut, por edhe të futbollit për femra, që aktualisht ka një llogari në uebsajtin e pacensuruar të të rriturve ‘OnlyFans’. Përpara se të konkurronte në boksin me gishta të zhveshur, Tai Emery ka humbur dy ndeshje amatore MMA (Artet Marciale të Përziera).

A është i ligjshëm boksi i përgjakshëm me gishta të zhveshur? Që kur? Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara e kthyen ligjërisht boksin me gishta të zhveshur, që ishte ndaluar që nga viti 1887.

ngjashme