Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Deçan. Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se njëra nga veturat e aksidentuara ka pësuar dëmë të mëdha.
Nuk dihet nëse ndonje person është lënduar nga ky aksident. Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovoës, por nuk ka marrë përgjigje përkitazi me këtë aksident.