Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mustafa i cili në vitin 2006 ishte bërë pjesë e kësaj lëvizje, ka vendosur që ta braktisë subjektin politik që udhëhiqet nga Albin Kurti, përcjellë Gazeta Botapress.
Mustafa përmes Facebook, ka bërë të ditur qe e ka dorëzuar librezën e VV’së, të cilën sipas tij e donte me zemër.
Ai ka treguar edhe arsyen e largimit nga VV, e që po del të jetë deputetin Arbër Rexhaj si dhe kryesia e këtij subjekti në Sharrë.
“16 janar 2016- Sot më 27 dhjetor 2021 e dorëzova librezën e LVV që e desha me zemër, Meritor për këtë akt të largimit tim nga LVV e ka Arbër Rexhaj dhe kryesia e LVV sharr”, ka shkruar ai në Facebook, teksa ka bashkangjitur fotografinë e librezës së anëtarësimit./Botapress.info/