Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me kandidatin për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, me rastin e 4 vjetorit të arrestimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kanë vizituar familjet e dy ish-liderëve të PDK-së.
“Sot, kur po bëhen 4 vite nga arrestimi i tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në dy takime të përzemërta që pata me Lumen dhe Endritin, gruan dhe të birin e Presidentit Thaçi, si dhe me Violetën, bashkëshorten e kryetarit Veseli – rikthyem në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë, fjalët me peshë e rrugën që na e trasuan drejt fitoreve e sukseseve”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u lindën për t’i shërbyer atdheut.
“Fati i Kosovës, u bë fati i tyre. Rrugëtimi i tyre ndër dekada, si çlirimtarë, shtetformues dhe liderë vizionarë – është një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe kontributi për Kosovën. Thënë më mirë, ata dhe shokët e tyre janë vetë historia”, ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë shokët e tyre do të dalin faqebardhë edhe nga kjo betejë e fundit për të vërtetën e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pa dyshim, dielli do të lindë përsëri”, shkroi ai.
Të tjera
Aktuale
Besimtarët kremtojnë Pashkët, Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet në Vatikan
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë
Aktuale
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Një person ka vdekur si
Ekskluzive Lajme
Masakra e Poklekut të Vjetër, Teuta Elshani: E kemi borxh dhe mision të tregojmë se për atë arsye jemi ende gjallë (VIDEO)
Teuta Elshanin, e mbijetuara e