• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pacolli: Presidentja Osmani refuzoi vaksinat kineze që i ofroi si ndihmë Turqia

nga Bota Press
29 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka refuzuar vaksinën kineze që e ofroi si ndihmë Turqia për Kosovën.

“Një vaksinë kineze ka prodhim edhe në Turqi dhe Turqia sot me qindra miliona, i shpërndan nëpër vendet e veta mike dhe një opsion i tillë është për Kosovën, këtë presidentja [Osmani] e di, presidentes i është thënë kjo, Turqia e ka ofruar vaksinën kineze dhe ajo është refuzuar nga presidentja, duke thënë ne vetëm Pfizer dhe asnjë tjetër, një kontingjent ka qenë falas dhe kontingjenti tjetër normalisht me një çmim simbolik”.

Pacolli në Klan Kosova, tha që është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës nuk janë vaksinuar ende.

“Sot çdo një orë e gjysmë një njeri në Kosovë vdes nga COVID-i, sa ne bisedojmë këtu një njeri ka vdekur dhe sot është papërgjegjësi e madhe që qytetarët e Kosovës të mos vaksinohen”.

“I janë ofruar edhe më përpara edhe tash, unë i kam shkruar kryeministrit se mund të jem bashkëpunues, nëse bashkëpunimi im në një formë a në një tjetër është i nevojshëm për Kosovën, nuk kam mundur të rri duarkryq, duke e ditur që po të ishin mundësitë që t’i sjellë privatisht do t’i kisha sjellë, por vetëm shtetit mund t’i siguroj vaksinat”.

Pacolli tutje tha që kryeministrit Albin Kurtit i ka ofruar mundësi për t’i sjellë 100 mijë vaksina brenda dy javëve.

“Unë Kurtit i kam shkruar se mund të jem një ndërlidhje kualitative për prokurimin e shpejtë të vaksinave dhe flas për një vaksinë jo kineze, por për një perëndimore, kontaktin e së cilës e kam marrë nga Edi Rama, dhe duhet të nënshkruhet një kërkesë nga shteti dhe të sillet ajo vaksinë këtu dhe oferta ekziston për qeverinë e Kosovës por si duket nuk është pranuar”.

“Kam lidhje që të ndikoj në fabrikë që të thuhet ky kontingjent mund të shkoj për Kosovën, bëhet fjalë për deri në 500 mijë doza por 100 mijë të para mund të vijnë për dy javë dhe tjerat më vonë”, u shpreh Pacolli.

Tags: OsmanPacolliVjosa

Të ngjashme

Kosovë

Nesër hyjmë në pranverë, ky është parashikimi i motit

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Vedatit ende nuk i kaloi inati me BBVK, vjen reagimi i papritur (FOTO)

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Lajme

Luizi merr goditjen e radhës nga banorët në Big Brother

nga Bota Press
20 Mars, 2023
Kuriozitete

5 arsyet pse burrat që tradhtojnë rrinë me gratë e tyre

nga Bota Press
20 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Nesër hyjmë në pranverë, ky është parashikimi i motit
  • “Asociacioni, Kurti, Vuçiqi”: Krejt çka thanë Blinken, Escobari e Hovenier për marrëveshjen e Ohrit?
  • Vedatit ende nuk i kaloi inati me BBVK, vjen reagimi i papritur (FOTO)
  • Luizi merr goditjen e radhës nga banorët në Big Brother
  • 5 arsyet pse burrat që tradhtojnë rrinë me gratë e tyre

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.