Kryetari i Aleancës Kosovë s së Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimi të kryetarit të partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqajt, shkruan Gazeta Botapress.
Pacolli ka thënë se arrestime të tilla nuk shihen në demokraci teksa ka thënë se ky arrestim është i padrejtë dhe i panevojshëm.
Ai ka thënë se ky është lajm i keq për demokracinë kosovare.
Këtu keni postimin e tij të plotë.
“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. /Botapress.info/