Kryetari i AKR-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është deklaruar lidhur me ndërtimet në Thumanë për banorët të cilët ishin prekur nga tërmeti.
Pacolli tha se më 24 nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti.
Madje ai theksoi se janë pranë fundit, sa i përket përgatitjeve.
Sipas tij tani po përfundon edhe rregullimi i jashtëm, shëtitoret, trotuaret dhe hapësirat e gjelbra./Botapress.info/.
Postimi i plotë:
Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
Jemi pranë fundit!
Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapêsirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj.
Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/426493452172885