Dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.
As në seancën e së dielës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosjes nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme prej 61 votash.
Në lidhje me këtë situatë për Front Online ka folur ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili kritikoi qasjen e Vetëvendosjes dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.
Ai tha se përzgjedhja e kandidatit për kryetar të Kuvendit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me partitë e tjera, çka, sipas tij, vetëm sa e thellon krizën institucionale.
“Seanca tregoi edhe njëherë mungesën e gatishmërisë për dialog dhe kompromis nga ana e Vetëvendosjes. Përzgjedhja e kandidatit u bë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime serioze me opozitën, gjë që vetëm sa e thellon krizën institucionale. Për një parti që pretendon transparencë dhe demokraci, një qasje e tillë është tendencioze dhe e dëmshme për stabilitetin politik të vendit”, tha Pacolli



Të tjera
Aktuale
Presidenti direkt nga populli, çfarë pati vendosur Kushtetuesja në vitin 2012?
Rikthimi i diskutimit për zgjedhjen
Lajme Opinione
Mero Baze: Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit
Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa
Aktuale
A mund të bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani? Flet profesor Baraliu
Presidentja e vendit, ka proceduar