Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli, ka publikuar një dokument të Agjenisë për Informim dhe Privatësi, lidhur me një kërkesë të tij për derivatet që ka shpenzuar Xhelal Sveçla.
Pacolli ka thënë se Sveçla për 40 ditë pune, ka bërë me veturë 55 mijë kilometra. Pra ka shpenzuar 3 mijë e 300 litra naftë.
Postimi:
3300 litra naftë. 40 ditë pune. 55 mijë kilometra.
Ky është Xhelal Sveçla, Kampioni i Shpenzimeve të Naftës.
Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë.
Me pare të popullit.
E kur u kërkua llogaria nga ana ime,
e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!
Vetëm kur Agjencia për Informim dhe Privatësi e obligoj me paralajmërim për gjobë, e nxori raportin.
Me zor. Me vonesë. Me inat
3300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen.
Nuk justifikohen. Nuk arsyetohen.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e