Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka filluar t’i bëjë pak opozitë Qeverisë Kurti.
I pari i AKR-së zgjodhi që t’ia përmend Kurtit pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli tha se pikturat, pjesë e donacionit të të tij, janë të mbuluara në Kuvendin e Kosovës, përkundër që kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i pati zbuluar.
Pacolli tha se nuk po e kupton pse nuk zbulohet tash kur Kurti është kryeministër. Sipas tij, veprimi i atëhershëm i Kurtit ishte vetëm sa për fushatë.
“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli në facebook.