Një pacient është larguar pa autorizim të hënën nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social e Komuniteteve të Pasigurta (QIRSKP), ndërsa Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se i njëjti konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se personi, ka probleme psiqike dhe aktualisht është shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, largimi i pacientit është raportuar rreth orës 12:30, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlen të ceket se i njëjti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, ndërsa i gjatë është rreth 170 centimetra”, ka deklaruar Veseli.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e