UD. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se të shtunen me datën 12.06.2021 në ora 11:00 do të mbahet aktivitet protestues përmes artit për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së.
“Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIMTë nderuar/a
Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.
Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.Me shumë respekt,
Këshilli Organizues:OVL e UÇK-së
Besart Gashi – Artist
Shkelzen Morina – Artist