Gjykata Speciale ka publikuar një njoftim në rrjetin social X, ku thekson se gjyqtarët në Hagë sigurojnë që të drejtat e të akuzuarve respektohen në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila ka kritikuar deklaratën e gjykatës, duke thënë se realiteti i procesit gjyqësor nuk përputhet me pretendimet për respektim të plotë të të drejtave.
Sipas kësaj organizate, qytetarët e Kosovës kanë parë gjatë viteve të fundit se si janë trajtuar të drejtat e të akuzuarve në këtë proces. Sipas tyre, mbajtja e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë në paraburgim për një kohë kaq të gjatë është e vështirë të arsyetohet, sidomos kur vetë gjykata thotë se procesi gjyqësor është në fazën përmbyllëse.
“Mos provoni të hidhni hi syve popullit tonë me deklarata të tilla, kinse gjatë këtij procesi janë respektuar plotësisht të drejtat e të akuzuarve dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Populli i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë gjatë këtyre viteve se sa herë janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe sa është respektuar realisht Kushtetuta e vendit tonë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.
Veteranët pyesin gjithashtu se si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim për një kohë të gjatë e krerëve të UÇK-së, “kur vetë gjykata thotë se gjykimi është në fazën përmbyllëse?”.
“Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të qartë, jo deklarata formale për respektimin e të drejtave. Nuk duam asgjë më shumë se drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta, ashtu siç aplikohen në çdo sistem tjetër gjyqësor demokratik”, thuhet në reagim.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar